Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, ka realizuar një set të ri fotografik.
Ajo këtë herë ka zgjedhur fotografin e njohur, Veton Osmani, ndërsa ka realizuar disa poza mjaft atraktive para aparatit të tij.
E veshur me një fustan të zi me prerje, këngëtari vuri mjaft mirë dukje fizikun e saj.
Këto fotografi, Yllka i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.
Flokët e bardha dhe të gjata i kanë dhënë edhe më shumë hijeshi artistes, e cila gjithnjë kujdeset që dukja e saj të jetë e kuruar deri në detajet më të vogla.
Yllka përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive edhe me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore, duke qenë gjithnjë pranë fansave të saj të dëshiruar. /Telegrafi/