Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, është tejet e pëlqyer në estradën shqiptare.
Ajo shpesh sjell projekte muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platformat digjitale.
Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.
“Dehem” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Valon Biba.
Për tekst kësaj radhe kanë kontribuar tekstshkruesit si Albatros Rexhaj, Valon Biba dhe vet artistja.
Edhe në klip këngëtarja nuk ka zhgënjyer fansat, xhirime të cilat i ka kryer Sekuencë.
Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Dehem” ka filluar të pëlqehet nga dëgjuesit e muzikës së saj. /Telegrafi/