Telegrafi

Yllka Kuqi i kundërpërgjigjet ndjekësit që e kritikoi për postimet e shpeshta: Hajt shko në klasën e parë edhe një herë

Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore, ndërsa rrëmben gjithnjë vëmenjden me paraqitjet e saj elegante dhe tërheqëse.

Në disa fotografi të fundit të publikuara në InstaStory, Yllka është shfaqur shumë atraktive veshur me një fustan elegant, plot shkëlqim.

Siç mund të ndodh që me publikimin e imazheve të tilla, të marrë shumë pëlqime, jo të pakta janë rastet kur ka edhe kritika.

Një e tillë i është adresuar së fundmi nga një ndjekës, i cili i ka shkruajtur këngëtares në InstaDirect, duke i thënë se po publikon shpesh fotografi në InstaStory – kritikë të cilën ai e shkroi me gabime të shumta drejtshkrimore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E mesa duket, Yllka nuk ka mundur të rezistojë pa u kundërpërgjigjur, teksa mesazhin e tij e ka rishpërndarë në InstaStory, duke ironizuar paksa me gabimet në shkrim, dhe duke e kthyer replikën e saj në satirë.

Foto: Yllka Kuqi/InstaStory

“Ah me pas me i “ep zorr” edhe ti, e të mund të shkruaje pak më mirë, kush nuk do ta kishte. Hajt në klasën e parë edhe njëherë”, ka qenë kundërpërgjigja e Yllkës, drejtuar në formë qesharake fansit të saj.

Këngëtarja Kuqi përndryshe vazhdon të jetë aktive në muzikë, duke u angazhuar në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore anë e mbanë trevaveshqiptare. /Telegrafi/