Këngëtarja Yllka Kuqi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo është martuar në vitin 2011, me drejtorin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, Astrit Pallaskën.
Kuqi vazhdon gjithashtu të jetë shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Nostalgjia ka bërë që së fundmi këngëtarja të publikojë një fotografi shumë të veçantë nga martesa e saj.
Ajo ka kujtuar dukjen e saj si nuse, kur ishte dukur mjaft elegante dhe me stil në fustanin e bardhë.
Dukjen në datën më të rëndësishme të jetës së saj, ajo ia kishte besuar stilistit Valdrin Sahiti. /Telegrafi/