Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi kujton letrën e urimit që kishte marrë nga ish-presidentja Jahjaga për martesën e saj (Foto)

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është e martuar prej afro shtatë vitesh gati tashmë.

Ajo është e martuar me drejtorin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, Astrit Pallaskën.

Ata organizuan martesën e tyre në një ceremoni të madhe në Gjakovë, me shumë të ftuar, në mesin e tyre edhe shumë figura publike.

E ftuar në këtë dasmë ishte edhe vet Presidentja e Kosovës në atë kohë, Atifete jahjaga.

E njëjta nuk kishte arritur të shkonte në dasmën e fjalë, por gjithsesi u kishte dërguar atyre kartolinën dhe urimin për martesë.

Së fundmi, Yllka vendosi që të ndajë me fansat këtë imazh të kartolinës, me plot fjalë zemre dhe urime që kishte marrë në atë kohë nga ish-presidentja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Për miken tonë të dashur, Atifete Jahjaga”, (sic.), ka shkruar Kuqi në Instagram.

Ndryshe, këto ditë ajo dhe bashkëshorti i saj kanë shijuar së bashku një udhëtim në Pragë të Çekisë. /Telegrafi/

Exit mobile version