Këngëtarja Yllka Kuqi është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitete muzikore.
Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova ndau me ndjekësit e saj një fotografi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive.
Ndërkohë, në mbishkrimin e fotografisë, Yllka ka ironizuar me personazhet që përdorin ‘photoshop’, duke kërkuar kinse falje që nuk po di të përdorë diçka të tillë.
“Nuk u mësova kurrë me përdor ‘photoshop’-in, më falni a”, ka shkruar Kuqi në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta ka qenë shumë aktive këtë verë me projekte muzikore, koncerte e dasma të shumta.
Përndryshe, “Po sillna” mban titullin projekti i saj muzikor më i fundit, që u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/