Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi ironizon me fotografitë e saj para 20 viteve: Para operacioneve plastike, kur hunda ime ishte më e vogël

Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, vazhdon të jetë një prej personazheve mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.

Edhe ajo si shumë yje të tjerë së fundmi iu përgjigj sfidës për publikimin e fotografive të realizuara 10 vjet më parë.

Yllka ndau me ndjekësit e saj një imazh të realizuar me bashkëshortin para 10 viteve, dhe e krahasonte me një imazh të bërë në ditët e sotme.

Lexo po ashtu Tani dhe para 10 viteve, Yllka Kuqi publikon imazhe të ëmbla me bashkëshortin

Ndërkohë, së fundmi ajo vendosi që sërish të bëjë një krahasim mes dy fotografive të saj: një të realizuar në vitin 2018, dhe tjetrën nga viti 1997.

Por i çuditshëm është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografisë, pasi e njëjta ka vendosur të ironizojë me faktin se në gjithë këto vite, i ka rezistuar tundimit për të bërë ndërhyrje estetike.

Foto: Yllka Kuqi/InstaStory

“Pas dhe para operacioneve plastike. Nejse hunda më qenka rritur pak”, ka shkruar këngëtarja Kuqi në mbishkrimin e fotografisë.

Yllka përndryshe njihet si njëra ndër këngëtaret e cila i ka rezistuar kohës, dhe pavarësisht viteve, ka zgjedhur të qëndrojë natyrale, duke mos iu nënshtruar ndërhyrjeve estetike. /Telegrafi/

Exit mobile version