Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, muaj më parë realizoi setin e saj më të fundit fotografik.
Ajo ia besoi këto imazhe fotografit të njohur, Veton Osmani, e ndërsa në një nga fotografitë të publikuara së fundmi në InstaStory, i ka bërë atij një falënderim të veçantë.
Bëhet fjalë për faktin se ai nuk ka ndërhyrë fare në fotografi, duke ia lënë natyrale dhe të paprekshme të gjitha vijat në fytyrë.
“Faleminderit Veton Osmani që nuk më ke bërë “kukull plastike”, kështu që po mundem me i pa edhe disa vija të natyrshme të fytyrës time që tregojnë që jemi njerëz, jetojmë, luftojmë, duam, mërzitemi, përjetojmë të mira e të këqija, të cilat lënë gjurmë kudo edhe në fytyrën tonë”, ka shkruar këngëtarja Kuqi.
Yllka është një prej artisteve që nuk i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike ndër vite, por ka preferuar të ruajë origjinalitetin e saj.
Ajo është çdo herë aktive me projekte muzikore, ndërsa nuk mungon edhe në koncerte, dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/