Telegrafi

Yllka Kuqi e para ‘protestoi’ sot (Foto)

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi vazhdon të shquhet si njëra ndër këngëtaret më elegante të skenës.

Ajo ka ditur të sjell gjithnjë këngë të bukura, dhe me shije, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Kuqi është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, teksa duket se është një nga ata persona që promovon një mënyrë të shëndetshme jetese.

Këtë e ka treguar më së miri përmes fotografisë së fundit të publikuar në Insta Strory, ku shfaqet së bashku me mikun e saj në ecjen e mëngjesit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Yllka ka treguar se ka ecur sot (e martë) gjashtë kilometra në vendlindjen e saj në Gjakovë.

Me satirë, ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Edhe sot protestum”.

Me këtë frazë, Kuqi iu ka referuar protestës së nesërme (e mërkurë) që organizohet në Prishtinë, me rastin e ndotjes në masë të madhe me ajrin. /Telegrafi/