Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi e dashuruar marrëzisht pas bashkëshortit, e quan “dirigjent” të sajin (Foto)

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi vazhdon të mbetet njëra ndër artistet më të kompletuara shqiptare.

Ajo është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj, ndërsa përveç muzikës, ajo merret edhe me Psikologji, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Yllka Kuqi publikon video duke kënduar hip-hop bashkë me 2 Tonin (Video)

Prej vitesh Yllka është e martuar dhe jeton së bashku me bashkëshortin në qytetin e saj të lindjes, Gjakovë.

Bashkëshorti i këngëtares nuk është edhe një emër shumë i panjohur për publikun, veçanërisht për qytetarët e Gjakovës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Astrit Pallaska, i cili njëherësh është edhe drejtor i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, u martua me këngëtaren Kuqi gjashtë vite më parë.

Fotografi nga martesa e Yllka Kuqit dhe Astrit Pallaskës gjashtë vite më parë. Burimi i fotos: Instagram

Yllka është shumë e dashuruar pas burrit të saj, dhe këtë më së miri e ka treguar përmes disa fotografive të tij, të publikuar në InstaStory.

Në njërën nga fotot, ajo e quan Astritin si “dirigjentin e saj”, ndërsa në imazhin tjetër shkruan se “Gentelmani-i është këtu”.

Çifti mesa duket po e shijojnë akoma më së miri njëri-tjetrin, teksa ende nuk kanë vendosur se kur do të bëhen prindër. /Telegrafi/

Exit mobile version