Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi dedikim të veçantë bashkëshortit: Lumturia e botës qoftë me ty, ashtu siç ma lumturon ti çdo ditë të jetës

Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Këngëtarja Yllka Kuqi, është një prej femrave më të pëlqyera të estradës shqiptare.

Ajo është shumë aktive në muzikë me projekte të vazhdueshme, gjersa nuk mungon edhe në koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në gjithë rrugëtimin e saj muzikor, Yllka ka pasur mbështetjen e njeriut më të dashur për të, bashkëshortit të saj, Astrit Pallaskës.

Ky i fundit me të festuar ditëlindjen gjatë ditës së premte, ka marrë një urim tejet të veçantë nga bashkëshortja e tij.

Këngëtarja Kuqi publikoi në InstaStory një fotografi të saj dhe të burrit, në mbishkrimin e së cilës i bën një dedikim special personit që ia ka falur zemrën.

Foto: Yllka Kuqi/InstaStory

“Lumturia e botës qoftë me ty. Ashtu qysh ma lumturon ti çdo ditë të jetës teme. Shumë urime ditën e lindjes”, ka shkruar Yllka në InstaStory. /Telegrafi/

Exit mobile version