Telegrafi

Yllka Gashi shfaqet atraktive në një pozë krah bashkëshortit

Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi, ka tash e sa vite që është larguar nga Kosova.

Ajo jeton bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithëse ka disa vite që është larg nga aktrimi, Yllka vazhdon të jetë një personazh i dashur dhe mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.

Ajo është aktive herë pas here në Facebook dhe Instagram, rrjete përmes së cilave ndan me fansat fotografi nga jeta të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, Gashi ka sjell për fansat një imazh mjaft atraktiv në InstaStory, ku shfaqet në krahët e bashkëshortit të saj, Albianit.

Foto: Yllka Gashi/InstaStory

Ata kanë kaluar një pasdite të këndshme në “Tilley Pond Park” së bashku me më të voglën e tyre.

Herën e fundit kur Yllka ishte në Kosovë ishte qershori i vitit të kaluar, ku u bë pjesë e disa aktiviteteve për fëmijët në festën e 1 qershorit. /Telegrafi/