Aktorja e njohur Yllka Gashi, tash e sa vite është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton atje së bashku me bashkëshortin, dhe vajzën e saj të vogël.
Ndonëse ka qenë më pak aktive në aktrim, Yllka prapëseprapë vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo vendosi që të publikojë për fansat e saj një fotografi, ku shfaqej tërësisht natyrale, pa makijazh.
Me këtë ‘selfie’, ajo ka dashur t’iu tregojë fansave se si duket në një ditë të zakonshme.
“E freskët, e pastër, natyrale, pa makijazh”, ka shkruar aktorja Gashi në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/