Gabriel Jesus iu deshën vetëm 84 sekonda që në debutimin e tij me Arsenalin të shënonte në miqësoren e tyre parasezonale kundër Nurnberg të premten pasdite.
Braziliani u afrua për 45 milionë funte nga Manchester City këtë verë, ishte në stol për ndeshjen e zhvilluar në Max-Morlock-Stadion, ku u fut në pjesën e dytë dhe e mbylli ndeshjen me dy gola.
Nurnberg shënoi dy herë në pjesën e parë me Johannes Geis dhe Kwadwo Duah.
Jesus hyri në ndeshje kur rezultati ishte 2-0 në pjesën e parë. Sulmuesit brazilian iu deshën vetëm 84 sekonda për të shënuar golin e tij të parë për klubin londinez.
Jesus kombinoi bukur me Eddie Nketiah brenda zonës dhe një me një me portierin, ish-asi i Man City gjuajti bukur dhe gjeti golin.
🇧🇷 GABRIEL JESUS! 🇧🇷
Barely 9️⃣0️⃣ seconds into his Arsenal debut, GJ9 is on the scoresheet! 👊
⚫️ 2-1 🔴 (47) pic.twitter.com/5VwYk7n20J
— Arsenal (@Arsenal) July 8, 2022
Mohamed Elneny barazoi rezultatin në minutën e 54-të, ndërsa autogolat e Christopher Schindler dhe Timhandwerker bënë rezultatin 4-2 ndaj Arsenalit.
Nurnberg tentoi të kthehej në lojë me Lukas Schleimer që shënoi për 4-3.
Por vulën ndeshjes ia dha Jesus që shënoi për 5-3, duke ia dhënë fitoren Arsenalit.
Tifozët e Arsenalit kanë çdo arsye për t’u emocionuar për 25-vjeçarin. Ai mund ta dërgojë Arsenalin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2022/23./Telegrafi/