Site icon Telegrafi

Ylli i “Walking Dead”, Christian Serratos fejohet me partnerin e saj prej 10 vjetësh David Boyd

Christian Serratos dhe i dashuri i saj prej 10 vjetës, kantautori David Boyd, 36 vjeç, janë fejuar.

Ylli i “Walking Dead”, 33-vjeçare shkoi në Instagram të premten për të ndarë fotografi nga nata kur Boyd propozoi martesë.

“Kam dhjetë vjet që e quaj të dashurin tim “Burri”. Tani është zyrtare @davidboyd personalizoi unazën time të ëndrrave, të realizuar në përsosmëri nga @brilliantearth”, ka shkruar ajo, shkruan DailyMail.

Unaza e aktores së “Twilight” është një diamant rozë në formë dardhe, e krijuar në laborator, me peshë 11,66 karat dhe i vendosur në një brez të kuq.

Çifti u takua një dekadë më parë në Atlanta kur “David ishte në turne me “Paramore dhe Fallout Boy”, dhe unë isha duke filmuar “Walking Dead” në atë kohë”, tha Serratos për The Knot.

“E pashë performancën e tij dhe kur shkova në prapaskenë për ta përshëndetur një mik që ishte në turne, u njoha me të. Ne patëm takimin tonë të parë natën tjetër dhe që atëherë kemi qenë bashkë”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version