Telegrafi

Ylli vazhdon kontratën me Sirkon, vjen edhe Armstead

Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Malcolm Armstead dhe Henrik Sirkon.

Sirko ka vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera me kampionin.

“Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi vazhduar kontratën me lojtarin e ekipit kampion Henrik Širko, i cili do të jetë me ne drejt synimeve të reja edhe për 2 vitet e ardhshme”.

“Pjesë e klubit do të jetë edhe amerikani me pasaportë të Republikës së Kosovës, Malcolm Armstead, i cili ka përvojë në Superligën e Kosovës dhe gjithashtu në ligat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndryshe, Ylli gjatë sezonit të kaluar është shpallur kampion, derisa në këtë edicion do të garojë edhe në garat e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë, klubi nga Suhareka deri më tani ka nënshkruar me Ismet Sejfiq dhe Valon Bunjakun.