Skuadra italiane Milan e ka nisur mirë këtë edicion në Serie A edhe pse nuk është pritur shumë nga ta.
E në afatin kalimtar të janarit, ‘Rossonerët’ pritet të përforcohen mjaftë shumë për të arritur objektivin madhor, rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Emri më i ri në listën e gjigantit italian është mesfushori i Manchester United, Memphis Depay.
Depay ka dështuar t’i tregojë aftësitë në ‘Old Traford’, dhe është pajtuar të largohet për të gjetur një skuadër ku ka më shumë hapësira.
‘Djajtë e Kuq’, mund ta lënë të lirë lojtarin të largohet në janar për mbi 20 milionë euro.
Përveç Milanit në garë për ish-anëtarin e PSV Eindhoven, është edhe skuadra gjermane Wolfsburg. /Telegrafi/