Telegrafi

Ylli triumfon ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore prej 85-74 kundër Trepçës në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke shënuar tri pikë më shumë se nikoqirët në çerekun e parë (18:21).

Mirëpo, vendasit përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë (32:18), për të shkuar në pushim me epërsi të lartë, 50-39.

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, basketbollistët nikoqirë u treguan të vëmendshëm (20:17) duke krijuar epërsi të mirë.

Në çerekun e fundit, vizitorët i shënuan tri pikë më shumë (15:18), por kjo nuk kishte rëndësi pasi epërsia e vendasve ishte e lartë.

Me shtatë fitore dhe nëntë humbje, Golden Eagle Ylli  është në vend të pestë, kurse Trepça renditet e dyta me dhjetë fitore dhe gjashtë humbje. /Telegrafi/