Site icon Telegrafi

“Ylli” i TikTokut: Jam shtatzënë dhe i kam 11 fëmijë – dua t’i kem edhe 5 tjerë

Një “yll” i TikTokut e identifikuar si Veronica Merritt, e njohur për 11 fëmijët dhe idenë që të zgjeroj akoma familjen, nuk mund të ndalte lotët e gëzimit kur në nëntor të vitit të kaluar njoftoi përmes një video se do të fitojë epitetin e ri – atë të gjyshes.

“Kemi një lajm fantastik për ta ndarë”, tha 36-vjeçarka që ka 140 mijë ndjekës – duke zbuluar se fëmija i saj më i madh – Victoria që akoma jeton me të – do të sjellë në jetë fëmijën e parë në qershor.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo pritet të sjellë në jetë fëmijën e 12-të në prill – vetëm dy muaj para se të vie në jetë nipi apo mbesa e saj.

Merrit që ka 11 fëmijë të moshës 2 deri në 21-vjeç, pranoi se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Madje ka shprehur haptazi dëshirën që të sjellë në jetë edhe 5 fëmijë tjerë.

Ajo solli në jetën fëmijën e parë kur ishte 14-vjeçe, Victoria që tani është 21, më pas Andrew që sot është 17, Adam, 15, Mara, 14, Dash, 12, Darla, 11, Marvelous, 8, Martalya, 6, Amelia, 5, Delilah, 3 dhe Donovan, 2. /Telegrafi/

Exit mobile version