Ylli i TikTok, Emira D’Spain po feston faktin se është modelja e parë transgjinore me ngjyrë që punon me Victoria’s Secret.
Emira – e njohur më mirë në mediat sociale si XOXOEMIRA – ka prodhuar një TikTok për ditën e Shën Valentinit në bashkëpunim me markën e të brendshmeve.
Klipi i saj tregon se si të shijoni ditën e Shën Valentinit si beqare. Emira, 25 vjeç, tha: “E gjithë platforma ime është e ndërtuar mbi besimin dhe dashurinë për veten. Dua të fuqizoj gratë dhe burrat e rinj trans në mbarë botën për t’u treguar atyre se industria e bukurisë dhe e modës po ndryshojnë. Sidomos nëse jeni një person me ngjyrë”.
@xoxoemira Valentine’s Day SINGLE Girl Edition 💌💖💫 with @Victoria’s Secret ❤️ The best love is self love! #vsfeelthelove #vspartner
“Jam shumë mirënjohëse që punoj me Victoria’s Secret dhe shpresoj që kjo t’u hapë rrugën të tjerëve pas meje”.
Në vitin 2019, bukuroshja braziliane Valentina Sampaio bëri histori si gruaja e parë transgjinore që ka punuar ndonjëherë me Victoria’s Secret për linjën e saj VS PINK.
Tani, Sampaio është emëruar si fytyra e re e Armani Beauty, e shfaqur në fushatat e markës 2022, të realizuara nga fotografi suedez Mikael Jansson.
Ndërkohë, Victoria’s Secret është duke hequr dorë nga reklamat e saj të mëparshme me modele jashtëzakonisht të holla, kryesisht të bardha , dhe po i drejtohet punës me krijuesit në TikTok për përmbajtje autentike përtej një fotoje magjepsëse. /Telegrafi/