Site icon Telegrafi

Ylli i “Squid Game” beson se historia e përgjakshme e serialit mund të bëhet një realitet i tmerrshëm

Ylli i “Squid Game” ka pohuar se premisa e tmerrshme e serialit mund të bëhet realitet.

Seriali hit i Netflixit sjell në vëmendje një lojë të zhvilluar mes 456 lojtarëve depresivë dhe të zhytur në borxhe, ku vetëm njëri prej tyre ka shansin të dalë fitues me miliona dollarë dhe të tjerët do të vdesin, shkruan DailyMail.

Dhe aktori Wi Ha-Joon, i cili luan policin Hwang Jun-Ho në serial, tha për The Sun se ai beson se koncepti i serialit mund të bëhet realitet në jetët tona “nëse konkurrenca ekstreme dhe hendeku i pasurisë së shoqërisë sonë vazhdojnë”.

“Por unë me siguri shpresoj se nuk do të ndodhë kurrë”, vazhdoi ylli i Koresë së Jugut.

Lexo po ashtu Sekreti që fshihet prapa "Squid Game": Stafi realizues dhe aktorët tregojnë prapaskenat e xhirimeve të gjashtë lojërave vdekjeprurëse

Wi, 30 vjeç, i cili në serial luan një polic që përpiqet të depërtojë në organizatën hije që drejton lojërat vdekjeprurëse, gjithashtu beson se frika e shoqërisë për virusin COVID-19 luan në popullaritetin e madh të shfaqjes.

“Unë mendoj se shumë njerëz lidhen me domethënien e ‘Squid Game’ dhe po zhyten në histori sepse kohët janë të trazuara në të gjithë botën për shkak të COVID-19”, tha ai.

Wi beson se seriali “u ofron kaq shumë njerëzve komoditetin dhe argëtimin që u nevojiten” gjatë pandemisë.

“Squid Game” është rritur në popullaritet global që nga publikimi i tij muajin e kaluar – me shefin e Netflix-it, Ted Sarandos, duke thënë se ka një “shans shumë të mirë” për t’u bërë shfaqja më e popullarizuar e Netflixit.

Seriali i Koresë së Jugut është një thriller i mbijetesës, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash – por nëse humbasin në lojë, vdesin.

Të martën, News.com.au pohoi se shumë shikues po shikojnë serialin jashtëzakonisht të popullarizuar në mënyrën “e gabuar” ndërsa shikojnë ose dublimin në gjuhën angleze ose lexojnë titrat e përkthyer jo mirë.

Për folësit jo-koreanë, versioni zyrtar i titrave rekomandohet për përvojën më të mirë.

Regjisori Taika Waititi madje ngjallur një debat, duke u bërë thirrje përdoruesve të Netflix-it që të shmangin dublimin anglez.

“Nuk keni pse të shikoni ‘Squid game’ të dubluar në anglisht”, shkroi ai në Twitter për miliona ndjekësit e tij këtë javë. /Telegrafi/

Exit mobile version