Site icon Telegrafi

Ylli i Shqipërisë, bën kërkesë për tu pajisur me pasaportë të Bullgarisë (Foto)

Jo gjithë shqiptarët anë e mbarë botës kanë pasaporta të Shqipërisë dhe ëndërrojnë që të pajisen me to.

Por ka edhe nga ata shqiptarë që dëshirojnë një pasaportë tjetër.

Rasti i fundit është me yllin e Shqipërisë, Armando Sadikun i cili ka aplikuar për pasaportë të Bullgarisë.

25-vjeçari e ka zbuluar këtë gjë për të përditshmen zvicerane ‘Blick’, duke theksuar se ka aplikuar që të pajiset me pasaportë zvicerane.

Për shkak se Bullgaria është pjesë e BE-së, Sadiku dëshiron të pajiset me pasaportën e tyre që të ketë më të lehtë të luaj në Ligën Premier ose Serie A

“Gjyshërit e mijë kanë pasaporta bullgare kështu që edhe unë kam aplikuar për tu pajisur me të”.

“Nuk e shoh ndonjë problem që pajisem me pasaportë të Bullgarisë. Gjithsesi Shqipëria do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, ka deklaruar sulmuesi shqiptar për ‘Blick’, transmeton Telegrafi.

Por djaloshi nga Elbasani ka një arsyeje të madhe për tu pajisur me pasaportë bullgare.

Ai ëndërron që të luaj në Angli ose Itali dhe me pasaportë bullgare do ta ketë më të lehtë.

“Nuk do të largohem nga Shqipëria për asnjë çmim. Kjo është krenaria ime më e madhe që barti fanellën e Shqipërisë”, përfundoi Sadiku.

Kujtojmë që Sadiku gjatë afatit kalimtar të janarit iu bashkua Luganos si huazim nga Zurichu. /Telegrafi/

Exit mobile version