Në takimin mbyllës të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit arriti ta mposhtë Trepçën me rezultat 98-91.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Denis Bajramovic, në pjesën e parë ishte në disavantazh prej -2 pikëve, derisa në pjesën e dytë, suharekasit kaluan në epërsi dhe kështu e vazhduan deri në fund të ndeshjes.
Më të dalluarit te Ylli ishin Michael Harmon me 30 pikë dhe Artin Gashi me 28 pikë dhe Altin Morina i cili luajti me double-double me 13 pikë e 10 asistime.
Te Trepça, nuk mjaftuan 28 pikët e Julian Hyden dhe 26 pikët e Mark Williamsit.
Pas 10 xhirove, Ylli ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe katër humbjeve dhe gjendet në pozitën e tretë, duke e zbritur për një vend Rahovecin, ndërsa kjo ishte humbja e tetë e Trepçës. /borozani/