Ylli serb, Jelena Karleusa gjatë gjithë ditës së djeshme dhe ditës së sotme është marrë me shqiptarët dhe Rita Orën.
Duket se yllit serb i ka penguar shumë raportimet e Telegrafit se ajo po fyen shqiptarët, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ajo është ballafaquar me një furi komentesh kur në një seri positmesh ka fyer Rita Orën duke pyetur se kush është Rita Ora, teksa po ashtu publikoi fragmente të Rob Kardashian që ka fyer kohë më parë Rita Orën mbi moralin e saj.
Por, këngëtarja ka fshirë shumicën prej postimeve fyese, pasi ndoshta është konsultuar me ekipin e saj, dhe pse nuk mori ndonjë kundërpërgjigje nga superylli shqiptar, Rita Ora.
Jelena madje thotë se përcillet shumë nga shqiptarët, të cilët po ashtu i janë kundëpërgjigjur racizmit të serbes në komente.
E gjithë kjo është shkaktuar pas pranimit të Kosovës në UNESCO. /Telegrafi/