Ylli ka bërë një tjetër përforcim për pjesën tjetër të sezonit në elitën e basketbollit vendor.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka rikthyer në radhët e veta qendrën amerikane Demetris Morant.
Basketbollisti amerikan ishte pjesë e suharekasve edhe në edicionin 2020/21, kur kishte arritur të shpallej kampion i Kosovës.
Ka qenë klubi suharekas që ka konfirmuar arritjen e Morant në skuadër.
“Demetris Morant rikthehet tek kampioni. Mirë se vjen përsëri Morant”, ka shkruar faqja zyrtare e Yllit. /Telegrafi/