Site icon Telegrafi

Ylli i Realit refuzon vazhdimin e kontratës, Barcelona dhe dy skuadra angleze pas tij

Mesfushori spanjoll, Isco po e mendon largimin nga Real Madrid.

Reprezentuesi i Spanjës, nuk ka qenë lojtar titullar tek Zinedin Zidane dhe ka kërkuar kohë për të rinovuar.

‘Los Blancos’, i kanë ofruar atij kontratën e re por vet spanjolli e ka refuzuar atë duke thënë se i nevojitet kohë të mendohet.

Kësisoj ky veprim i Iscos ka bërë që dy klubet angleze, Manchester City dhe Tottenham Hotspurs të kërkojnë shërbimet e tij.

Përveç dy ekipeve angleze në garë për t’i fituar shërbimet e mesfushorit është edhe rivali i Real Madrid, Barcelona.

Besohet se Isco mund të largohet nga kampionët e botës për 40 milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version