Site icon Telegrafi

Ylli i Real Madridit po ndërron ekipin, por jo qytetin – transferimi te Atletico Madridi më se i mundshëm

Ka qenë një sezon mjaft i vështirë për Dani Ceballos, i cili nuk ka pasur shumë minuta në këmbë për Real Madridin që prej muajit gusht.

Federico Valverde, Aurelien Tchouameni, Toni Kroos, Eduardo Camavinga dhe Luka Modric që të gjithë janë para tij në përzgjedhjet e Carlo Ancelotitt, dhe kjo ka bërë që spanjolli të startojë në vetëm katër ndeshje në të gjitha garat.

Tashmë duket e paevitueshme se ky do të jetë sezoni i fundit i Ceballosit me fnaellën e bardhë, dhe Cadena SER ka raportuar se vet lojtari e di që duhet të largohet në verë, përkundër faktit se ka nënshkruar kontratë trevjeçari në qershor të vitit të kaluar.

Një largim nga Real Madridi, por jo edhe nga qyteti pasi raportohet se Atletico Madridi mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Lexo po ashtu Presidenti i Dinamo Zagrebit bën një gjë unike për ta rikthyer Modricin në vendlindje

Atletico e konsideron atë si një opsion të mirë në afatin kalimtar, ani pse Diego Simeone nuk është në nëvojë të një tjetër mesfushori.

Bisedimet joformale tashmë kanë nisur mes Atleticos dhe agjentëve të Ceballos, por në garë për shërbimet e 27-vjeçarit është edhe ish-klubi i tij Real Betis, ani pse Atletico ka një avantazh në këtë garë./Telegrafi/

Exit mobile version