Site icon Telegrafi

Ylli i Real Madridit lë pas telashet me lëndime – gati për sfidën ndaj Milanit

Real Madridi do të rikthehet nesër (e martë) në aksion në Ligën e Kampionëve me një ndeshje të rëndësishme ndaj Milanit.

‘Los Blancos’ do të jenë nikoqir të ‘Rossonerëve’ në Madrid, me synimin për të vazhduar me rezultate pozitive në këtë garë pas triumfit ndaj Borussia Dortmundit (5-2).

Carlo Ancelotti ka besim sa i përket situatës brenda ekipit me lëndime ku tashmë është konfirmuar se gjithçka është në rregull me Antonio Rudiger pas disa shqetësimeve të gjermanit.

Fede Valverde në anën tjetër do të jetë në dyshim deri në minutën e fundit për shkak se së fundmi reprezentuesi uruguaian kishte stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve.

Sidoqoftë, sipas një përditësimi të fundit nga Marca, ka lajme të mira edhe për sulmuesin Rodrygo Goes, i cili tashmë është rikthyer në stërvitje të plotë në ‘Valdebebas’.

23-vjeçari nuk ia doli të ishte pjesë e ekipit në humbjen ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’ për shkak të një lëndimi muskulor.

Rikthimi i tij do ta bëjë megjithatë me kokëdhimbje Ancelottin, pasi italiani me gjasë do të detyrohet ta lë Aurelien Tchouamenin në bankë për t’i bërë brazilianit një vend në formacionin titullar./Telegrafi/

Exit mobile version