Site icon Telegrafi

Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Nuk ka qenë aspask një sezon i lehtë për Endrick Felipe tek Real Madridi, pasi ai pati mundësi të limituara që prej ardhjes së tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Ylli brazilian ka bërë 28 paraqitje për Real Madridin këtë sezon, por pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga banka rezervë.

Pavarësisht kësaj, ai ka arritur që të shënojë gjashtë gola në të gjitha garat.

Mungesa e minutave kishte bërë që të përhapeshin thashetheme për largimin e tij të mundshëm në formë huazimi në verë dhe ani pse klubi nuk po e konsideron në këtë fazë, Endrick mund ta bëjë këtë nëse ai e konsideron që do të ketë një shans më të mirë për t’u ftuar nga Brazili për Botërorin e vitit 2026.

“E vërteta është se kam shumë frikë se nuk do të luajë në Botëror. E kam atë frikë, sepse është një ëndërr e imja”.

“Është e vështirë të thuash, sepse dua të jem në Botëror dhe ta ndihmojë Brazilin që ta fitojnë titullin e tyre të gjashtë”.

“Ku do që luaj, unë mund ta shfaq nivelin tim për të qenë në kombëtare. Shpresoj që vitin e ardhshëm do të jem pjesë e saj dhe do Zoti, ne do ta fitojmë Botërorin”, ka thënë Endrick.

Endrick ishte ftuar nga Brazili për ndeshjet e këtij muaji pas tërheqjes së Neymarit nga grumbullimi shkaku i lëndimit dhe 18-vjeçari zbuloi se e ka pasur të vështirë këtë sezon tek Real Madridi shkaku i mungesës së hapësirave.

“Natyrisht është e vështirë të jesh tek klubi më i madh në botë, me lojtarët më të mirë dhe të mos kesh mundësi të luash gjithmonë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version