Në mungesë të lojtarëve kryesorë, të cilët vazhdojnë të mos jenë pjesë e skuadrës për shkak të problemeve financiare, Peja u tregua e pafuqishme ta përballojë forcën e Yllit dhe takimin e sotëm e mbylli me humbje.
Skuadra therandase ishte më e mirë që nga çereku i parë dhe fituesi nuk ishte në dyshim për asnjë moment, pasi që juniorët e Pejës ishin dukshëm inferiorë si në kualitet ashtu edhe në përvojë në krahasim me basketbollistët e Yllit.
Pas 40 minutave lojë në Pejë, rezultati final i takimit ishte 68-110 në të mirë të Yllit.
Më të mirët te Peja sonte ishin Rron Ukaj me 19 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Edonis Devolli me 13 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, ndërsa te Ylli u veçuan Taylor Bessick me 23 pikë, 14 kërcime e 4 asistime dhe Artin Gashi me 22 pikë, 6 kërcime e 1 asistim.
Për t’u përmendur është edhe paraqitja e Altin Morinës, i cili realizoi double-double prej 10 pikëve e 14 asistimeve. Kjo ×tore bën që Ylli pas 13 xhirove të ketë bilanc 7-6, derisa Peja tashmë ka bilanc 5-8. /borozani/