Telegrafi

Ylli nuk është kundërshtar i denjë për Pejën

Me 26 pikë diferencë (70-96), Peja ka fituar në udhëtim te Golden Eagle Ylli.

Pejanët e nisën fuqishëm sfidën duke e fituar çerekun e parë me rezultat 13:27.

Skuadra mysafire luajti akoma më mirë në dhjetëminutëshin e dytë (12:33) dhe shkoi në pushim me rezultat bindës.

Çereku i tretë ishte i barabartë (17:17), ndërsa vendasit ishin më të mirë në çerekun e fundit (28:19), porse nuk arritën t’i shmangeshin humbjes.

Më së shumti pikë për Yllin realizoi Urim Zenelaj (23), derisa Fisnik Rugova ishte më i miri te Peja me 19 pikë. /Telegrafi/