Erik ten Hag ka konfirmuar se Antony mund të luajë për Manchester United ndaj Galatasaray sfidë kjo e cila zhvillohet nesër(e martë) në kuadër të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00.
Sulmuesi brazilian mori leje nga “Djajtë e Kuq” që të mos grumbullohet me ekipin pas një sërë akuzash që erdhën në drejtim të tij nga ish e dashura, Gabriela Cavallin.
Antony që nga ajo kohë ka qëndruar në vendlindje, ku edhe ka dhënë deklarata për policinë e Sao Paulos.
Ai u rikthye në Angli javën e kaluar dhe ka mbajtur rreth pesë orë bisedime me policinë e Manchesterit.
🚨 Ten Hag: “Antony will be considered to play tomorrow. Yesterday was the first time he participated in team training”.
“It’s good news to have Antony back”. pic.twitter.com/PS1HEtCbC6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 2, 2023
Anësori 23-vjeçar ndjen veten të pafajshëm, pasi vite më parë është përballur edhe me akuza nga dy femra të tjera.
United e ka lejuar atë të fokusohet në çështjet jashtë fushës së fundmi, por pak para takimit në Ligën Premier me Crystal Palace, ata njoftuan se Antony kishte marrë dritën jeshile për t’u rikthyer në stërvitje dhe ishte përsëri në dispozicion të teknikut holandez.
Ai ka marrë pjesë në vetëm një seancë stërvitore që atëherë, duke sugjeruar se nuk është në formën optimale fizikisht.
Sidoqoftë, Ten Hag ka thënë se braziliani është në planet e tij përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasaray.
“Antony do të jetë në konsideratë, por dje ishte hera e tij e parë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Ne do të kemi një stërvitje të fundit dhe pastaj do të marrim një vendim”, u shpreh Ten Hag.
Paraqitja e fundit e Antony për United erdhi në humbjen 3-1 ndaj Arsenalit më 3 shtator.
Ai ishte larguar edhe nga ekipi i Brazilit në ndeshjet e fundit dhe nuk ka regjistruar një gol për klubin apo kombëtaren që nga 16 prilli./Telegrafi/