Site icon Telegrafi

Ylli i Manchester City, Gundogan bëhet baba për herë të parë

Ylli i Manchester City, Ilkay Gundogan është bërë baba për të parën herë.

Bashkëshortja e tij Sara, 27 vjeç, e ndau lajmin në rrjetet sociale mbrëmjen e së mërkurës, disa orë pasi ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

Ajo ndau foto të të dyve duke mbajtur Kais pranë një fotografie të adhurueshme të foshnjës së porsalindur, shkruan The Sun.

Foto: Instagram

“Dashuria jonë është këtu. Kais Gündoğan 15.03.23”, shkroi ajo.

Llogaria zyrtare e Man City reagoi ndaj postimit duke shkruar: “Urime”.

Foto: Instagram

Modelja dhe prezantuesja televizive, Sara zbuloi në nëntor se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Gundogan. Kjo erdhi pasi dyshja u martuan pesë muaj më parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ilkay Gundogan

Gundogan , 32 vjeç, është i preferuari i tifozëve në Etihad Stadium pasi fitoi katër tituj të Premier League me klubin.

Foto: Instagram

Megjithatë, ai është duke u lidhur shumë me një largim nga Man City gjatë verës pasi atij i skadon kontrata në fund të sezonit.

Barcelona mësohet se ka folur me mesfushorin gjerman teksa ata po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje.

Atletico Madrid, Galatasaray dhe Juventus janë konsideruar gjithashtu si destinacione të mundshme për ish-lojtarin e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version