Site icon Telegrafi

Ylli i Liverpoolit ka vendosur ku dëshiron ta vazhdojë karrierën nëse nuk rinovon kontratën

Njëri prej lojtarëve kryesor të Liverpoolit raportohet se ka vendosur se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm në rast se nuk rinovon kontratën në ‘Anfield’. 

‘Të Kuqtë’ kanë shijuar një fillim fantastik të seoznit nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot, i cili zëvendësoi Jurgen Kloppin në verë. 

Momentalisht Liverpooli është lider në Ligën Premier teksa kanë po ashtu edhe një epërsi prej tri pikësh në krye të renditjes në Ligën e Kampionëve. 

Sidoqoftë, përkundër fillimit pozitiv të sezonit, ka shqetësime të mëdha sa i përket të ardhmes së disa prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm. 

Lexo po ashtu Liverpooli po synon të ‘rrëmbejë’ objektivin kryesor të Man United gjatë verës

Emra si Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold do të largohen nga klubi falas verën e ardhshme në rast se nuk arrihet rinovimi. 

Në ndërkohë, tashmë ka pasur sugjerime sa i përket të ardhmes së sulmuesit Luis Diaz. 

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Antena 2, Liverpooli po përballet me disa probleme sa i përket përpjekjeve të tyre për ta rinovuar kontratën e Diaz e cila skadon në 2027. 

Si rezultat, është raportuar se kolumbiani do të ishte i interesuar të transferohej tek Barcelona në rast se vendos të largohet nga Liverpooli. 

Megjithatë, Diaz nuk do të kërkojë të largohet, por e ka pozicionuar veten për t’u bërë pjesë e Barcelonës në rast se nuk arrihet gjuha e përbashkët për rinovimin e kontratës./Telegrafi/

Exit mobile version