Telegrafi

Ylli i Liverpoolit, Chamberlain i fiksuar pas këngës së G4shit

Labinot Gashi është një ndër këngëtarët shqiptar që bëjnë karrierë muzikore në rrafshin ndërkombëtar.

Më mirë i njohur si G4shi, ka sjell kohë më parë një këngë në bashkëpunim me French Montanan, të titulluar “Creep on me”.

Kënga është prit aq mirë prej publikut, sa që është pëlqyer edhe prej futbollistit të Liverpoolit, Alex Oxlade Chamberlain.

Ky i fundit ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa tregon se sa i fiksuar është në këngën që deri më tani mbi shtatë milionë herë në YouTube.

Ai shihet teksa bën xhiro me veturë duke dëgjuar këtë lëngë dhe me siguri reperi shqiptar do të jetë ndjerë mjaft krenar për këtë.

Lexo po ashtu Clinton i pranishëm në ndejën për dëgjimin e albumit të G4shit, ai e falënderon që i ndihmoi Kosovës

Theksojmë se këngëtari shqiptar ka publikuar kohët e fundit këngën “No face no case”, ku i pranishëm me rastin e promovimit të videos ka qenë edhe Bill Clinton.

Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell me albumin e ri. /Telegrafi/