Një klub i Ligës Premier është kritikuar pasi ka lejuar një futbollist të akuzuar për përdhunim të luajë në ekipin e parë, pavarësisht akuzave të reja.
Ekspertët ligjorë dhe Women’s Aid kanë akuzuar ekipin se është “bashkëpunëtor në minimizimin e dhunës ndaj grave”, ndërsa lojtari ende shfaqet në 11-shen startuese.
Kjo vjen pasi The Sun zbuloi se një viktimë e tretë ka dalë për të pretenduar se ajo ishte sulmuar seksualisht nga ylli i tyre në shkurt të vitit të kaluar.
Lojtari, i cili ishte pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, kaloi orë të tëra duke u marrë në pyetje në një stacion policie pas akuzës së re.
Ai tashmë është akuzuar për përdhunimin e dy grave në sulme të ndara, një në qershor të vitit të kaluar dhe një në prill 2021.
Teresa Parker, kreu i marrëdhënieve me median për Women’s Aid, tha për Mirror : “Si klub, mungesa e udhëzimeve të qarta rreth akuzave për përdhunim dhe abuzim në familje rrezikon të bëhet bashkëfajtore në minimizimin e dhunës ndaj grave”.
“Injorimi i tij nuk është një veprim neutral – ai ka një efekt. Mënyra se si një klub përgjigjet nuk ndikon vetëm tek të përfshirët dhe mesazhin që ata marrin nga klubi, por edhe mesazhet që tifozët morën për atë që është e pranueshme”.
“Klubet duhet të zbatojnë udhëzimet për momentin kur lojtarët ose punonjësit arrestohen, ose kur bëhen akuza”, ka shtuar më tej ajo.
Skuadra është vënë nën kritika për lejimin e futbollistit që të luajë ende ndërsa ai është në liri me kusht.
Ata kanë refuzuar të komentojnë akuzat deri më tani, pavarësisht zemërimit në rritje në internet.
Adam Pavey, partner në firmën ligjore të specializuar Beyond Corporate, i tha gazetës: “Unë mendoj se pezullimi është akti fillestar i një punëdhënësi”.
“Ju nuk po thoni nëse kanë bërë ndonjë gjë apo jo, ju jeni ende të pafajshëm derisa të provohet fajësia”.
“Por, ju duhet t’i merrni parasysh punonjësit tuaj, dhe kjo mund të përfshijë edhe një ekip të grave. U habita kur pashë që ato nuk e kishin bërë këtë”, bëhet e ditur më tej nga Pavey.
Futbollisti u arrestua korrikun e kaluar pasi policia hyri në një shtëpi në Londrën Veriore.
Viktima e tij e parë e supozuar, në të 20-at, pretendoi se ajo ishte përdhunuar gjatë një pushimi në qershor.
Ajo u largua nga resorti me pesë yje ku po qëndronte dhe fluturoi në shtëpi te miqtë dhe familja e saj.
Gruaja mësohet se ka folur me policinë në kthimin e saj në Britani të Madhe dhe ka treguar fotot që ajo pretendon se kanë theksuar mavijosje në trupin e saj pas sulmit të supozuar.
Pas arrestimit të tij fillestar, ai u ri-arrestua më vonë me dyshimin për dy akuza të tjera nga prilli dhe qershori 2021.
Pretendimi i qershorit u hodh më vonë nga policia.
Ai duhej t’i përgjigjej garancisë policore këtë muaj, por kjo u shty për herë të tretë deri në fillim të korrikut. /Telegrafi/