Telegrafi

Ylli i Kosovës nxjerr në shitje super veturën luksoze në rrjetet sociale

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka ‘pushtuar’ sot (e premte) rrjetet sociale për shkak të një postimi që ka bërë në Instagram.

Berisha postoi një fotografi të veturës së tij duke i njoftuar ndjekësit se e ka vënë në shitje.

Foto: Valon Berisha/Instagram

Në fotografinë e publikuar ai tregoi llojin e Mercedesit të tij, duke u shprehur se ai është në shitje dhe se të interesuarit duhet t’i shkruajnë atij në Instagram.

31-vjeçari ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për dy ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Armenisë dhe Hungarisë.

Ai luajti në këto dy ndeshje nga minuta e parë duke qenë një ndër lojtarët e ‘preferuar’ të përzgjedhësit Franco Foda në dy ndeshjet e tij të para në krye të ‘Dardanëve’.

Berisha momentalisht është pjesë e kampionatit austriak, aty ku po luan në radhët e LASK-ut. /Telegrafi/