Mesfushori i ri nga Kosova, Necip Uysal është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Turqisë me skuadrën e famshme Besiktas.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku gjatë ditës së sotme ka konfirmuar për Telegrafin se Uysal do të luajë për Kosovën pasi një gjë të tillë e ka kërkuar vetë mesfushori i Besiktasit.
E sonte ai ka festuar së bashku me shokët e skuadrës edhe titullin e kampionit në Turqi.
Si kapiten i Besiktasit, Uysal ka ngritur Kupën në qiell, duke festuar një stinor fantastik në kampionatin turk.
Mesfushori 25-vjeçar ka luajtur këtë edicion 41 ndeshje në të gjitha garat me Besiktasin, ndërsa ai pritet që të debutojë me Përfaqësuesen e Kosovës më 5 shtator.
Uysal kishte thënë se do të vijë në ndeshjen e qershorit kur Kosova luan me Ishujt Farore, mirëpo lëndimi në ndeshjen e fundit ia pamundësoi debutimin me vendlindjen e të parëve të tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=75IkrmOqe2U&feature=youtu.be