Sulmuesi anësor, Zymer Bytyqi do të jetë njëra nga mungesat e mëdha të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Përfaqësueses së Zvicrës.
Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2024, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.
Megjithatë, ekipi i Dardanëve nuk do të jetë i kompletuar për këtë përballje shumë të rëndësishme për Grupin I.
Telegrafi mëson se sulmuesi i Antalyaspor, Zymer Bytyqi ka pësuar një lëndim në stërvitjen e enjtes dhe nuk do të mund të paraqitet sot (e shtunë) ndaj Helvetikëve.
Pas këtij lëndimi muskulor, Bytyqi pritet të mungojë së paku 10 ditë dhe sot do të udhëtoj drejt Turqisë për t’u rikuperuar te klubi i tij.
Sipas burimeve të Telegrafit, ylli i klubit turk projektohej të luante titullar nën urdhrat e Primoz Gliha dhe do të jetë një mungesë e madhe për ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës. /Telegrafi/