Site icon Telegrafi

Ylli i Juventusit refuzon ofertën multi milionëshe nga Arabia Saudite

Ylli i Juventusit Matias Soule, i cili momentalisht po luan në formë huazimi tek Frosinone, e ka refuzuar kalimin në Arabinë Saudite tek Al-Ittihadi.

Soule po shkëlqen këtë sezon me ekipin e tij të ri, pasi ka shënuar nëntë gola deri tani gjatë këtij sezoni dhe është bërë pjesë vital e sulmit të Frosinones.

Përveç ofertës multi milionëshe nga Arabia Saudite, Soule raportohet se ka hedhur poshtë edhe mundësinë për të kaluar në Ligën Premier.

Sipas raportimeve të fundit oferta e Al-Ittihadit në drejtim të Juventusit ishte diku rreth 30 milionë euro ndërsa Soule do të bëhej një ndër lojtarët më të paguar në Ligën Saudite.

Sky Sport Italia ka raportuar se arsyeja e refuzimit të kësaj oferte është sepse Soule ka shprehur dëshirën që të përfundojë sezonin tek Frosinone dhe t’i ndihmojë skuadrës të ngjitet sa më lartë të jetë e mundur në tabelë.

Është sugjeruar në të kaluarën se Juventusi mund të lejoj shitjen e të riut argjentinas, pasi Crystal Palace dhe Southampton kishin shprehur interesim për shërbimet e tij.

Soule ka luajtur për ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër” sezonin e kaluar, madje kishte 21 paraqitje ku kishte shënuar një gol.

Fokusi i Soules mbetet që të luaj në Evropë dhe në një të ardhme të afërt të marrë ftesën nga përfaqësuesja e Argjentinës./Telegrafi/

Exit mobile version