Site icon Telegrafi

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka lënë derbin i lënduar – ‘Zonja e Vjetër’ ka mbetur edhe pa qendërmbrojtës

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, u zëvendësua nga Weston McKennie në pjesën e dytë të derbit të Torinos pas një lëndimi të dyshuar në kofshë.

Sulmuesi argjentinas kërkoi të zëvendësohet në fillim të pjesës së dytë në “Allianz Stadium” pas një gjuajtje në portë.

McKennie u fut në fushë pa u ngrohur dhe Dybala vendosi akull në kofshën e majtë pasi u ul në stol.

Ai nuk po çalonte kur u largua nga fusha, kështu që Juventusi shpreson që lëndimi i tij të mos jetë shumë i rëndë.

La Joya ka humbur tashmë nëntë ndeshje për shkak të lëndimeve të muskujve këtë sezon.

Bianconerët përballen me Villarealin në ndeshjen e parë të raundit të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve të martën dhe mund të udhëtojnë në Spanjë pa tre nga katër qendërmbrojtësit e tyre.

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini po përballen me lëndime, ndërsa Daniele Rugani u detyrua të largohet pas një problemi fizik të pësuar gjatë ngrohjes së ‘Derbi della Mole’ sonte. /Telegrafi/

Exit mobile version