Manchester United i ka vendosur fort synimet e tyre te Kenan Yildiz për sezonin e ardhshëm, shkruajnë mediat në Gjermani, por ai nuk ka ndërmend të largohet nga Juventusi.
Florian Plettenburg dhe Sky Sports Deutschland shkruajnë se Manchester United e vendosi atë në krye të listës së dëshirave të tyre për sulmuesin.
Megjithatë, megjithatë i njëjti raportim shkruan se oferta që do të bëhet është e destinuar për dështim, sepse Juventus dhe Kenan Yildiz janë të etur për të vazhduar së bashku, pasi s fundmi kanë nënshkruar një kontratë të re deri në qershor 2029.
🚨🔴 Excl | Kenan #Yildiz is one of the top names on Manchester United’s shortlist for the attacking midfield position. The club is impressed by his development and continues to monitor the 19 y/o closely ✔️#MUFC are keeping an eye on this position for the summer. However,… pic.twitter.com/sRBO9RRjuH
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) December 2, 2024
Reprezentuesi turk është produkt i akademisë së të rinjve të Bayern Munichut dhe iu bashkua Bianconerëve si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.
Ai shpejt kaloi rrugën e tij përmes niveleve të të rinjve të Juventusit për t’u bërë jo vetëm pjesë e skuadrës së parë, por edhe mbajtësi i fanellës ikonë me numrin 10.
Kjo tregon se sa shumë Zonja e Vjetër beson se Kenan Yildiz do të jetë e ardhmja e klubit dhe pret që ai të qëndrojë për shumë vite.
19-vjeçari për hero sheh ikonën e Juventusit, Alessandro Del Piero.
Kenan Yildiz ka katër gola dhe tre asistime në 19 ndeshje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/