Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Serie A kundër Napolit (1-1).
Shërbimi për shtyp i klubit italian dha një përditësim mbi gjendjen e Dimarcos.
“Federico Dimarco iu nënshtrua testeve klinike në Institutin Humanitas në Rozzano”.
“Testet zbuluan një tendosje të muskujve në kofshën e tij të djathtë. Situata do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.
Federico Dimarco’s condition
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) March 3, 2025
Mbrojtësi i majtë thuhet se mund të mungojë për rreth tre javë.
Këtë sezon, Dimarco ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 34 ndeshje. /Telegrafi/