Telegrafi

Ylli i Interit refuzon kontratën e re, kërkon kalimin tek Man United

Denzel Dumfries po refuzon të futet në negociata për rinovimin e kontratës me Interin, pasi ylli i Holandës po synon transferimin tek Manchester United.

Ai nuk e ka për synim që të hyjë në negociata me zikaltërit deri në përfundim të afatit kalimtar veror, ka raportuar The Athletic.

Ky qëndrim i tij do t’i bëjë mirë Unitedit, të cilët do të kërkojnë një zëvendësues për Aaron Wan-Bissaka në rast se ai transferohet tek West Hami.

Raporti shton se Dumfries po fokusohet që të largohet nga Interi sa më parë dhe po i sheh ‘Djajtë e Kuq’ si një opsion atraktiv.

Unitedi në anën tjetër është në proces të largimit të Wan-Bissakas, pasi ata kanë arritur një marrëveshje në parim me West Hamin për transferimin e 26-vjeçarit.

Wan-Bissaka ende nuk është pajtuar për kushtet personale me ekipin e Julen Lopeteguit, sidoqoftë, dhe preferon një kalim tek Interi.

Kjo hap rrugën për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Dumfries, por preferenca e Unitedit mbetet që ta shesë atë tel West Hami dhe të nënshkruajnë me Noussair Mazraoui nga Bayern Munich./Telegrafi/