Pritet që Interi në sezonin e ri të jetë shumë aktiv në tregun e transferimeve.
Një nga lojtarët që po flitet shumë se do të largohet nga Interi është Ivan Perisic.
Kroati pritet të kalojë te Manchester Unitedi për së paku 45 milionë euro.
Kroati në ndeshjen e fundit ndaj Udineses shënoi dhe asistoi dy herë, duke bindur kështu anglezët.
Në fund të takimit lojtari është kthyer nga tifozët ultas disa herë dhe i ka përshëndetur.
Në mediat italiane raportohet se gjatë zëvendësimit trajneri aktual i Interit, Stefano Vecchi, i ka uruar fat lojtarit në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/