Banorët e Big Brother VIP Kosova 2, tashmë kanë filluar të shoqërohen e t’i krijojnë miqësitë e tyre.
Ylli, njëri nga banorët shumë të dashur të shtëpisë, është një personazh shumë i veçantë dhe me shumë sens humori.
Gjatë natës së mbrëmshe, në orët e vona, disa nga banorët mbledhen bashkë duke e kaluar natën e duke bërë shaka.
Protagonisti i tërë kësaj skene qesharake ishte Buci, i cili në mënyrë perfekte fillon ta imitojë Edonën.
Duke folur në mënyrën e njëjtë siç flet zakonisht Edona, Buci shkakton shumë të qeshura tek banorët me të cilët është mbledhur. /Telegrafi/