Sophie Turner raportohet se po bëhet nënë për herë të parë.
Burime të afërta me aktoren konfirmojnë për E!News se ylli i “Game Of Thrones” është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, këngëtarin Joe Jonas.
“Çifti po i mban gjërat më private, por familja dhe shoqëria e tyre janë shumë të emocionuar”, ka thënë një burim.
Një tjetër thotë, “Sophie ka zgjedhur fustanet që do i veshë në tepihun e kuq për t’u mësuar me ndryshimet që do i bëjë në trup”.
Paraqitja publike e fundit e dyshes ishte në cermoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2020”, ku Sophie shihej tejet e lumtur gjatë performancës së Jonas Brothers’ me “What A Man Gotta Do”.
Joe dhe Sophie befasuan fansat e tyre në maj të vitit 2019 kur ata u martuan në Las Vegas pas “Billboard Music Awards”. Të njëjtit organizuan ceremoninë e dytë në Francë një muaj më vonë.
Që prej atëherë, çifti i famshëm kanë filluar të dokumentojnë jetën e tyre të dashurisë përfshirë postimet në rrjetet sociale, pushimet e paharrueshme e natyrisht se edhe mbrëmjet në tapetin e kuq.
“Ata me të vërtetë janë një çift i përkryer”, ka thënë një burim më herët për E!News. “Të gjithë janë të obsesionuar pas tyre”. /Telegrafi/