Site icon Telegrafi

Ylli i “Game of Thrones”, Sophie Turner bëhet nënë për herë të parë

Sophie Turner (Foto: Frazer Harrison/Getty Images)

Sophie Turner ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Joe Jonas.

Ylli i “Game of Thrones”, 24-vjeçare ka lindur të mërkurën e javës së kaluar në një spital në Los Angeles, sipas TMZ.

Besohet se çifti – të cilët nuk kanë bërë ende një koment publik mbi lajmet – janë prindërit krenarë të një vajze që e kanë emëruar Willa.

Sophie Turner dhe Joe Jonas (Foto: Getty Images/Guliver)

Lajmi i gëzueshëm vjen menjëherë pasi një burim i tha Entertainment Tonight se Sophie ‘mezi po pret’ të bëhet nënë’.

“Joe dhe Sophie janë të ngazëllyer që po bëhen prindër dhe kanë qenë duke shijuar procesin e përgatitjes për fëmijën e tyre”, theksoi burimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sophie Turner

“Sophie dhe Joe janë përpjekur të qëndrojnë gjithashtu aktiv duke ecur dhe shëtitur”, vazhdoi më tej burimi.

Joe Jonas dhe Sophie Turner (Foto: MEGA)

Të njëjtit filluan së pari të takohen në vitin 2016, në 2017 e zyrtarizuan lidhjen në Instagram, kur aktorja ndau një imazh të këngëtarit duke pirë cigare në një varkë në Miami.

Ata u fejuan në tetor të vitit 2017 dhe u martuan më 1 maj të vitit 2019 në një ceremoni private në Las Vegas. /Telegrafi/

Sophie Turner (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version