Site icon Telegrafi

Ylli fiton ndeshjen e parë ndaj Pejës

Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim 75:83 (16:22, 17:20, 22:19, 20:22), në finalen e parë të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Pesë minutat e parë ishin të barabartë, por më pas mysafirët krijojnë epërsi prej 10 pikësh, 10:20, megjithatë, vendasit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 16:20, kurse çereku i parë përfundon 16:22.

Lojë interesante u zhvillua në periudhën e dytë, ku pejanët ngushtojnë shifrat në 31:33, megjithatë, më pas skuadra nga Theranda hyn në një seri të suksesshme, duke u shkëputur 31:42, kurse pjesa e parë përfundon 33:42.

Epërsia më e lartë e Yllit ishte 35:49, por Peja nuk kishte hyrë në finale për tu dorëzuar dhe ngushton shifrat në 53:54, dy minuta nga fundi i periodës së tretë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor ishte 55:61.

Ylli arriti të menaxhojë epërsinë në 10 minutat e fundit për të triumfuar 75:83.

Te Peja u dalluan Laron Dandy me 17 pikë e 12 kërcime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 10 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Erjon Kastrati me 26 pikë e pesë asistime.

Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën mbrëma në Therandë.

Exit mobile version