Mesfushori i Feyenoordit, Hwang In-Beom, është bërë viral në rrjete sociale, por jo për aftësitë e tij në futboll.
Reprezentuesi koreano-jugor kohët e fundit testoi vetën në sfidën “Gongi”, një lojë tradicionale koreane që fitoi popullaritet të ri falë sezonit të dytë të serialit “Squid Game”.
Loja, e cilësuar shpesh si versioni korean i foleve, përfshin hedhjen dhe kapjen e pesë gurëve shumëngjyrësh sipas rregullave specifike.
Përpjekja e Hwang për të zotëruar lojën ishte sa argëtuese aq edhe mbresëlënëse, duke treguar shkathtësinë e tij jashtë fushës.
Klipi i lojës së tij kanë ngjallur interesim tek tifozët e Feyenoord, të cilët tani po shohin një anë tjetër të maestros së tyre në mesfushë. /Telegrafi/